Gjatë vozitjes nëpër pikën e karburantit, është e rëndësishme të ndiqni rregullat bazë të sigurisë.
Përdorimi korrekt i hapësirës së shënuar për hyrje dhe dalje është i detyrueshëm – me fjalë të tjera, mos hyni nga dalja dhe anasjelltas.
Kjo është mënyra e vetme për të shmangur çdo shqetësim dhe ekspozim ndaj rrezikut.
 
Kur hyni në një pikë karburanti:
  • Ulni shpejtësinë
  • Stafi në detyrë do t'ju udhëzojë për të parkuar automjetin në vendin më të mirë, sipas qëllimit të vizitës suaj në pikën e karburantit.
 
Kur dilni nga pika e karburantit:
  • Drejtoni me shpejtësi të ulët dhe kushtojini vëmendje të veçantë mjeteve që kalojnë dhe këmbësorëve
  • Nëse keni nevojë për ndihmë për uljen e dukshmërisë, mos hezitoni të pyesni personelin në detyrë